Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen?

Lista kryesohet nga Marin me plot shtatë projekte. Këto janë “Money”, “Trappin all day”, “Foreign”, “On Top”, “Luje”, “Champagne”, “Si vera”.

Pas tij vjen Dafina Zeqiri me 6 këngë, “Prit”, “Jom ka du me t’pa”, “Ta dish”, “Ma bella”, “Natën” dhe “Tranquilo”. Listën e mbyll Yll Limani me 5 projekte muzikore njëkohësisht në listë. “Dje” ka rrëmbyer fronin për këtë javë, që pasohet nga “Jom ka du me t’pa”, “Malli”, “Merri krejt” dhe “Ditëlindja”.