Mak Zogaj debutoi për herë të parë në “The Top List” vetëm disa javë më parë me bashkëpunimin me Gjikon në “Ehemm”. E tashmë, pas këtij hiti, është radha e një tjetër projekti.

Mak Zogaj ka ardhur këtë herë në “The Top List” i vetëm. Artisti sapo ka pubkikuar këngën e tij më të re që është bërë pjesë e klasifikimit këtë javë.

”Flaka Flaka” mban titullin kënga e re e Mak Zogaj që na lini t’ju themi është vërtetë ashtu siç ka titullin. Jo vetëm kaq, por dhe klipi është shumë ‘flakë’.

Mbase tashmë “Ehemmm” e ka ‘rivalin’ e tij në listë. Vallë do të preferohet më shumë në bashkëpunim apo solo?