Lumi B ka lançuar këngën e tij të re të cilën e cilëson edhe si të preferuarën e tij. Në “Cili je ti”, reperi përmend plot figura publike shqiptare, madje disa prej tyre duke filluar nga Getoar Selimi, Pint, Ledri Vula janë bërë pjesë e videos së tij të re edhe me figurë.

Teksti është shkruar nga vetë reperi dhe duket se kënga është pritur mirë jo vetëm nga kolegët e përfshirë në të, por edhe nga publiku. ”Cili je ti” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” dhe është renditur në vend të 20-të të listës.

Edhe tek ky projekt, Lumi B është siguruar që të sjellë stilin e tij unik që e karakterizon gjithmonë. E veçanta e këtij projekti, përveç se përmenden thuajse të gjithë personazhet e njohur të showbiz-it, është se janë përfshirë skena nga skeçet humoristike të dy prej humoristëve Ibrahim Krajkova-Leci dhe Rasim Thaçi-Cima.

Ne na duket shumë funny dhe mjaft unik kjo këngë e artistit dhe është e sigurt që do t’ju bëjë ta ridëgjoni non-stop. ”Cili je ti” vjen pas bashkëpunimit të tij me Mc Kresha dhe Lyrical Son në ”Hustle për Burek”.