Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Së fundmi Luizi e ka sjellë këtë projekt edhe me një videoklip.

Klipi vjen mjaft i thjeshtë, por njëkohësisht dhe estetik. E një nga ato gjëra që ra në sy, ishte dhe bukuroshja protagoniste në projekt.

Artisti zgjodhi modelen Klaudia Yzeir për të qenë pjesë e klipit të tij. “Përjetësisht” vazhdon të jetë në vend të parë edhe për këtë javë.