Luiz Ejlli ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të re që mban titullin “Frymë”, e cila është një dedikim shumë i ëmbël. Përmes kësaj kënge, Luizi ka zbuluar se ai dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë.
Moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Prej disa kohësh po përflitej një lajm i tillë, por çifti i dashur për publikun kishte vendosur që të mos reagonte.
Mesa duket ata kishin menduar që t’a konfirmonin në kohën e duhur dhe në mënyrën më të bukur. Gjatë videoklipi të këngës, ku janë bashkuar disa momente të bukura dhe të rëndësishme shfaqet edhe momenti, ku Kiara i tregon e emocionuar Luizit testin e shtatzënisë dhe ai merr vesh se do të bëhet baba e normalisht që ashtu siç jemi mësuar, Luizi nuk mund të mos i shprehte emocionet e tij edhe në këtë rast me pak grimca humori.
Në të shihet teksa Kiara, përkëdhel barkun e rrumbullakosur, ndërsa Luizi feston me testin e shtatzënisë. Po ashtu çifti kanë zbuluar pamje nga festa e ‘baby gender reveal’, ku shihen pranë të afërmve të tyre duke festuar.
Me lot gëzimi, Kiara dhe Luizi kështu konfrmuan njëherë e mirë lajmin e ëmbël për bebushen e tyre të parë që do të vijë në jetë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “Frymë” arriti që të rrëmbente menjëherë kreun e “The Top List” për këtë javë.