Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, ndërsa po vazhdon të punojë edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë”. Ndërkohë, sot ai feston ditëlindjen e 38-të dhe në këtë ditë të veçantë ka vendosur t’i falënderoj fansat e tij për përkrahjen.

Luizi ka publikuar një foto nga festa e ditëlindjes, teksa tha se ishin fansat ata që ia ndryshuan jetën dhe falë dashurisë së tyre ai arriti të triumfonte. Artisti shprehet:

Ju ma ndryshuat jetën, ishit forca, mbështetja dhe u bëtë pjesë e jetës time. Dashuria juaj ishte ajo që më hapi sytë dhe më bëri të triumfoja. Zoti ju bekoftë kudo që të jeni. Faleminderit për gjithçka.