Me Loredana Zefin fillimisht jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale falë lidhjes së saj me reperin e njohur shqiptar, Mozzik. E kthyer në një fenomen në rrjetet sociale me shumë ndjekës, Loredana ka bërë debutimin e saj si këngëtare me projektin muzikor të titulluar “Sonnenbrille”, i cili menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Reperja, e cila ka nisur rrugën drejt muzikës përmes interpretimeve të këngëve ndryshme, duke postuar video në rrjetet sociale, së fundmi është shndrruar në kryefjalën e mediave rozë dhe shkak për këtë është bërë si jeta profesionale por edhe ajo personale.

Përfshirja e Loredanës në skandalin e vjedhjes

Në muajin maj të këtij viti, mediat u pushtuan me lajmin se Loredana së bashku me vëllezërit e saj i kanë marrë një çifti zvicerian një shumë të madhe parash. Sipas gazetës zvicerane “20 Minuten”, 23-vjeçarja ka marrë rreth 700 mijë franga çiftit zviceran. Lidhur me këtë skandal, Loredana së bashku me Mozzik dhe dy avokatë dhanë një konferencë në Kosovë, në të cilën reperja pranoi se ka marrë një shumë parash por deklaroi se asgjë nuk është bërë me dhunë por me vullnet nga pala tjetër.

Ndarja e Loredanës nga Mozzik

Ndërkohë që jeta e saj profesionale po shkon shumë mirë, duket se ajo personale nuk është në drejtimin e duhur, të paktën sipas lajmeve që qarkullojnë kohëve të fundit të showbiz-in shqiptar por edhe atë gjerman.

Sipas thashethemeve, Loredana dhe Mozzik, të cilët janë prindër të një vajze të quajtur Hana, kanë hasur probleme në marrëdhënien e tyre si çift, duke bërë që martesa e tyre të marrë fund. Sipas mediave të shkruara, në profilin e Loredanës nuk ekzistonte asnjë gjurmë e Mozzik dhe ajo çfarë i vendosi vulën këtyre thashethemeve ishte mosprezenca e Mozzik në ditëlindjen e 24-të të Loredanës. Pavarësisht se ende nuk kemi një konfirmim nga ana e dyshes nëse kemi të bëjmë më një zënkë kalimtare apo diçka serioze, Loredana nga ana tjetër vazhdon të prodhojë muzikë të re për ndjekësit e saj.

Loredana dhe publikimet e saj të shpeshta

Përpos zhurmës së madhe të krijuar në media, Loredana vijoi të punonte fort me projekte të reja muzikore, duke publikuar kështu albumin e saj të parë muzikor “King Lori”. “Genick”, titullohet prurja më e re muzkore e Loredanës, e cila është gjithashtu pjesë e albumit të saj. Kjo këngë ka marrë sugjerimet e mjaftueshme nga ana e publikut shqiptar, duke u bërë pjesë e “The Top List”.

Të gjitha ndodhitë e saj në jetën personale dhe atë profesionale, Loredana i ka përfshirë në një status të bërë në Instagram, ku shkruan:

Kanë ndodhur shumë gjëra këtë vit… shumë gjëra të mira dhe të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje në të njëjtën kohë.,, shumë kënaqësi dhe shumë zili. Faleminderit dhe dua t’i thme mamit tim faleminderit për këtë… Mund të flas shumë por ju e shihni gëzimin në fytyrën time. E urrej këtë moment emocional por betohem që ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit për gjithçka“.