Ledri Vula vazhdon të tregojë se pse konsiderohet një nga artistët më të qëndrueshëm në skenën shqiptare. Këtë javë, ai ka arritur një sukses në “The Top List”, duke u renditur në Top 5 me jo një, por dy këngë, “6EX AM” dhe “Kush o Ktu?”, në vend të dytë dhe të pestë.
Të dy projektet janë pritur shumë mirë nga publiku, gjë që e tregon dhe ky pozicionim. “6EX AM” vjen me një stil dhe atmosferë intime, ndërsa “Kush o Ktu?” sjell energjinë tipike të Ledrit.
Ky sukses e konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si një prej artistëve më dominantë në tregun e muzikës shqiptare. Ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin projektet e tij, mbetet për t’u parë nëse Ledri do të arrijë të ngjitet edhe më lart në javët e ardhshme.