Na kishte munguar goxha! Lauresha rikthehet pas një periudhe shumë të gjatë në klasifikimin e Top Awards.

Kanë kaluar tashmë shumë vite që kur Lauresha ishte për herë të fundit në “The Top List”, por tani ajo rikthehet sërish me projektin e saj më të ri. “Du me t’pa” është kënga më e fundit e saj e cila e ka sjellë atë në klasifikimin e javës.

Një këngë e lezetshme dashurie dhe shumë ritmike, tipike për sezonin veror. Videoklipi po ashtu vjen i veçantë, plot ngjyra dhe shumë i gjallë që të përfshin plotësisht.

Një këngë që i bën thirrje ndjenjës së mallit, por jo balada tipike dhe plot dhimbje që jemi mësuar të dëgjojmë shpesh. Lauresha me “Du me t’pa” na bëri që të harrojmë mungesën që kemi ndierë dhe tashmë shpresojmë që të jetë sa më shpesh pjesë e klasifikimit me projektet e saj të reja.