Kohët e fundit, Elvana Gjata ka qënë kryefjala e mediave rozë për shkak të Festivalit të Këngës, ku fatkeqsisht nuk u vlerësua me atë cfarë ajo meritonte. Lidhur me këtë ngjarje, ajo madje bëri një deklaratë në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i japin. Në postimin e bërë, ajo madje ju premtoi fansave që projekte të reja i presin.
Duke lënë pas këtë ngjarje, Elvana vazhdon të shijojë koncertet e saj, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke dhënë përformaca të jashtëzakonshme, ku e fundit ishte në New York.
Së bashku me mërzinë e kësaj historie, është larguar edhe “Tavolina e Merzisë” nga klasifikimi i “Top Awards”, e cila prej 46 javësh ka qëndruar në listën e 100 këngëve më të votuara të muzikës moderne shqiptare.
Kujtojmë që artistja gjendet në “Top Awards” me 6 projekte muzikore në total si: “Fustani”, “Mike, “A m’don”, “Lejla”, “Miene Liebe” dhe “Pa dashuri”, të cilat renditen përkatësisht në vendet e 41-të, 58-të, 59-të, 64-t, 67-të dhe dhe 77-të.