Arbër Salihu apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit La Fazani, shquhet për muzikën e tij me kombinimin unik të zhanreve të ndryshme muzikore, duke përfshirë Hip-Hop, R&B, Rock alternativ, new-wave, rege, muzikë folklorike dhe elektronike. La Fazani është bërë i njohur me këngët e veçanta që realizon.

Përmes projekteve muzikore, ai mundohet që të përcjellë mesazhe të rëndësishme dhe të trajtojë problemet me të cilat përballen njerëzit në përditshmëri. Dhe pikërisht i tillë ishte dhe projekti i fundit i artistit i titulluar “Hajde me shuplakë”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Nëse dëgjon këngën “Hajde me shuplakë”, shikon që përmenden elementët e përditshmërisë që e bëjnë jetën me stres dhe ankth. Sipas La Fazanit kjo këngë jep një shpresë dhe fton që të kërcejmë përkundër të zezave që mund të na ndodhin në përditshmëri. Ky projekt renditet në vend të 10-të të listës për këtë javë.