La Fazani rikthehet në “The Top List” me një projekt të ri muzikor. Artisti na ka treguar edhe njëherë stilin e tij unik, si në klip, ashtu edhe në tekstin e këngës së tij të re.

Projekti i tij i ri mban titullin “Gjemi do pare” dhe na lini t’ju themi që është po aq i veçantë sa krijimet e tjera të tij, në mos edhe më shumë. Edhe tek kjo këngë, La Fazani ka treguar edhe njëherë tjetër problematikat e jetës sonë të përditshme.

Ndrshe nga kënga e tij e fundit, “Fluturoj”, që ishte mjaft romantike, La Fazani është rikthyer tek ato që e karakterizojnë më së shumti. E duket se pas “Fluturoj”, artisti ka sjellë sërish këngë ikonike.

“Gjemi do pare” na kujton paksa dhe “Hajde me shuplakë” me tekstin e saj aq aktual. Një këngë parodi dhe satirë të cilën ai e ka shkruar 3 vite më parë, ku trajton tematika të ndryshme social – politike kryesisht të Kosovës.

Dhe “Gjemi do pare” nuk ndryshon shumë nga kjo e fundit. Ky projekt ka arritur të pozicionohet menjëherë në Top 10, në vend të nëntë të listës për këtë javë.