Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” vijon në Top Albania Radio me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë, personalitetet nga bota e medias dhe figurat më të komentuara të momentit. Një nga ta, ishte edhe këngëtari i njohur La Fazani.

Si ka qenë ky vit për këngëtarin?

Ka kaluar shumë shpejt. Kanë ndodhur shumë gjëra. Vit shumë i mirë ka dalë ndryshe nga çfarë e kam pritur. Fitorja në Festivalin e Këngës në Kosovë ishte një arritje e madhe. Edhe para festivalit kam pasur shumë këngë, shumë prodhime. Në nivel personal kam parë vetëm mirë e mirë.

Sa i përket Eurovizionit, a do të përfaqësojë La Fazani vendin e tij këtë vit?

Në Eurovizion ne jemi mësuar t’i kemi dyert e mbyllura. Për këtë vit në Eurovision nuk ka mundësi të këndoj dhe të përfaqësoj vendin tim, mund të jem si mysafir, jo si konkurrent. Por mund të themi se ky është një hap i madh dhe shumë shpejt edhe Kosova do të jetë pjesë e Eurovizionit.