Sardi Strugaj vazhdon të mbetet një nga artistët më të dashur e të talentuar të tregut tonë muzikor. Ai nuk rresht së na mahnitur duke u siguruar që çdo projekt i tij të depërtojë thellë brenda nesh.

Projekti tij më i fundit mban titullin “Kujtom mu” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Si gjithmonë me çdo projekt të tijin, Sardi edhe këtë herë ka arritur të sjellë një këngë mjaft të dashur për të gjithë dëgjuesit.

“Kujtom mu” vjen me nota të pastra dashurie por dhe dhimbjeje, që të jep dhe disa doza melankolie në vetvete. Artisti di si të sjelli gjithmonë më të mirën tek dëgjuesit dhe na bën që ta ndjejmë në maksimum çdo emocion që ai tejçon.

Nëse jeni lënduar nga dashuria, është e sigurt që “Kujtom mu” do t’ju sjellë disa ndjesi që ndoshta keni harruar se i kishit. Ky projekt e ka renditur Sardin në vend të 23-të të listës për këtë javë.