Trimi Jetullahu është 23-vjeçari kënga “Lule Blini” e të cilit është hyrja më e re e “The Top List”.
Duhet theksuar se artisti nga Prishtina është shumë i talentuar dhe muzikën e ka pasur pasion që në vegjëli. 9 vite të jetës së tij i ka kaluar në Berlin ku ka ndjekur me shumë vëmendje këngëtarët dhe reperat shqiptarë për të mësuar më tepër rreth mënyrës sesi ata bënin muzikë. Trimi ka treguar për Top Awards se ka nisur të shkruajë vargje muzikore që në moshën 5-vjeçare.
Rryma hip-hop është e preferuara e tij dhe e ka ushtruar atë për vite të tëra duke e shkruar dhe kënduar derisa arriti ta perfeksionojë. Deri tani në karrierën e tij ai ka publikuar 7 projekte muzikore ku përfshihet edhe bashkëpunimi me Çiljetën, “Bubu”.
“Lule Blini” teksti i të cilës është shkruar nga vetë reperi momentalisht zë vendin e 96-të në klasifikim, në javën e parë të hyrjes së tij.