Buta është ndër reperët më të talentuar të tregut muzikor dhe me më shumë fansa gjithashtu. Pas një periudhe pauze në klasifikimin e ”The Top List”, ai rikthehet sërish në listë këtë javë.
Projekti i tij më i ri që i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të mira të javës, mban titullin ”Terapi”. Kjo këngë vjen si bashkëpunim me reperin Ago, një emër i ri për Top Awards.
Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Ai vazhdimisht lançon projekte të reja muzikore që padiskutim pëlqehen shumë nga ndjekësit e tij dhe nuk kishte dyshim që i tillë do të ishte dhe ”Terapi”.
Edhe pse vetëm një javë që nga publikimi i “Terapi”, Buta dhe Ago kanë arritur të tërheqin goxha vëmendjen e publikut. Ky projekt e ka renditur dyshen në vend të 100-të të klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë.