Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Dorontina, është reperja më e re e tregut muzikor shqiptar, me origjinë nga Prizreni. Pavarësisht se repon kaq bukur, bukuroshja ka studiuar për një degë që është krejtësisht ndryshe nga muzika, për Shkenca Kompjuterike por ajo vendosi të ndjekë ëndrrën e saj, të këndojë.
Edhe pse është artistja më e re në fushën e muzikës, Tayna ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u shndërruar në personin më të komentuar së fundmi në rrjetet sociale.
“Columbiana” është projekti i cili e prezantoi Tayna në tregun muzikor, një bashkëpunim me Don Phenom. Ajo jo vetëm repon por Tayna tregon se të gjithë tekstet e saj i shkruan vetë.
Edhe pse ka një vit që merret më përgatitje për t’u futur në treg, Tayna vendosi të shpërthejë qershorin e këtij viti me “Columbiana”, e cila për dy javë rresht mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Tayna nuk priti shumë kohë nga projekti i parë dhe mënjëherë publikoi “Shqipe”, një tjetër këngë që po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, që në javën e parë të publikimit, ku për këtë javë mban vendin e 40-të.
Por që në momentet e para të daljes në skenë, Tayna është konsideruar si konkurrentja direkte e Rinës, një tjetër repere që po shijon suksesin e projekteve të saj muzikore dhe famën në një periudhë shumë të shkurtër kohore.
Mes Tayna dhe Rinës ka nisur një “luftë” e heshtur pasi dy reperet publikojnë këngë, përmes të cilave thumbojnë njëra-tjetrën. Edhe pse asnjëra prej tyre nuk pranon që këto tekste i dedikohen njëra-tjetrës, një gjë është e sigurt, kjo “lojë” po bëhet shumë interesante pasi fansat presin se kush do e publikojë më parë “diss-in” e radhës.