Dhurata Dora ka vetëm pak javë që ka publikuar projketin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Zemer”. Në këtë këngë, Dhurata ka vendosur të bashkojë fuqitë me reperin Soolking, i cili edhe pse këndon frengjisht, i ka dhënë një bukuri të veçantë.

Kjo këngë është shndërruar menjëherë në të preferuarën e publikut shqiptar, i cili e ka sugjeruar pafund që kjo këngë të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Mbështetja e fansave të dyshes ka bërë që kjo këngë të renditet menjëherë në vendin e 41-të.

Por kush është Soolking, i ftuari i Dhuratës në këtë këngë?

Soolking, emri i vërtetë i të cilit është Abderraouf Derradji, është një reper, këngëtar dhe kërcimtar algjerian. Filllimisht ai njihej në fushën e artit me emrin MC Sool, por në 2013-ën, ai vendosi emrin e ri atrtistik, të cilin e mban edhe sot.

Soolking nisi të merrej me muzikë që në moshë të re dhe ka qënë pjesë e një grupi rroku, në të cilin këndonte dhe kërcente. Ai u zhvendos në Francë në vitin 2008-të por u rikthye sërish në Algjeri, për të mësuar më shumë rreth rap-it algjerian. Në 20014-ën ai u kthye sërish në Francë dhe që prej vitit 2016-të ka nisur karrierën “solo”.

Soolking është fitues i disa çmimeve në Francë, ku këngët e tij “Guerilla” dhe “Dalida” kanë marrë medalje plantium.