Ardian Bujupi është një ndër artistët që numëron më shumë bashkëpunime në karrierën e tij muzikore dhe së fundmi artisti ka ardhur me një tjetër projekt muzikor në bashkëpunim me Helly Luv.
“GUNS & ROSES” titullohet prurja më e re e dy këngëtarëve, që ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke u futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Kush është Helly Luv?
Helan Abdulla, e njohur me emrin e artit Helly Luv, është një këngëtare, balerinë, koreografe, aktore dhe modele kurde, e lindur në Urmia, Iran. Karriera e saj nisi duke hedhur video në rrjetet sociale. Ajo u bë e famshme në vitin 2013-të, falë projektit “Risk It All”.
Në vitin 2006, Helly Luv u zhvendos në Los Angeles, për të jetuar, ku edhe lidhi kontratë me shtëpinsë diskografikë të producentit të njohur Los Da Mystro. Në vitin 2013, Helly Luv lidhi një tjetër kontratë me Gawain “G2” Bracy II and “G2 Music Group”.
Por si lindi bashkëpunimi mes Helly Luv dhe Ardian Bujupit?
Ka qënë pikërisht producenti i saj tek “Sony” ai që e ka kontaktuar atë për një bashkëpunim me Helly dhe kjo e fundit ka qënë e gatshme të sillte një bashkëpunim me Bujupin, me të cilin e kishte njohur edhe më parë. Ky bashkëpunim ka zënë menjëherë vendin e 37-të në “Top Aëards” edhe pse ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg.