Gerona Hyska është një nga hyrjet më të reja në klasifikimin muzikor të “Top Awards”. E cilësuar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Gerona ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut me projektin e saj më të fundit të titulluar “Je t’aime”.
Po kush është Gerona Hyska?
Ajo nisi hapat në botën e muzikës që në moshë të vogël por pasi u rrit profesionalisht, ajo vendosi të vinte pranë publikut shqiptar me projekte të punuara mjaft mirë artistikisht.
Debutimi i saj muzikor kaq qënë “Te ndjej” në “Top Fest 12”, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer. Gerona ka vijuar me karrierën e saj muzikore, duke publikuar këngë njëra pas tjetrës, të cilat janë shoqëruar me komente mjaft pozitive nga ana e publikut.
Materialet e saj muzikore janë dhurata më e bukur që mund t’u bëj ndjekësve të muzikës së saj pasi ajo di ta elektrizoje skenën më së miri me performancat e saj “live”, të cilat ndërthuren aq bukur me këtë zë që të emocionon.
Nëse doni të zbuloni biografitë e artistëve shqiptarë mjafton të klikoni në kategorinë “Artiste”
Gerona për herë të parë në “The Top List” me “Je t’aime”
Prurja e saj më e re muzikore e prezantuar në fillim të këtij muaji, është pritur mjaft mirë nga dashamirësit e muzikës së saj, të cilët kanë sugjeruar që “Je t’aime” bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
E prodhurar nga Apollo dhe me tekst të Fifit, kjo këngë është pozicionuar në vendin e 87-të për këtë javë.