G-Wizze është një reper i cili ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2004. Ndryshe nga reperat e tjerë, ai ka vendosur të mos shfaqë fytyrën e tij, duke zgjedhur të paraqitet nëpër klipet e tij me maskë.
Me origjinë nga Kuksi por që në vitin 2003 u zhvendos në Londër, për t’u rikthyer vetëm pak muaj më parë në Shqipëri, G-Wizze ka dhënë një intervistë për #thuajemepepsi drejtuar nga Dojna Mejma, ku ka folur më shumë për karrierën e tij muzikore.
Në intervistën e tij, G-Wizze ka shpjeguar edhe kuptimin e emrit të tij, “Gangster Wize”, që do të thotë “gangster i zgjuar”. Ndryshe nga reperat e tjerë, ai ka vendosur të mos shfaqet nëpër klipet e tij me femra apo makina të shtrenjta por i thjeshtë.
Ai gjithashtu ka shtuar se në Shqipëri nuk ekziston “rap” i vërtetë pasi ata nuk këndojnë realitetin por i këndojnë dashurisë. Sipas G-Wizze, kjo lloj muzike tregon ngjarjet e jetës dhe nuk duhet të jetë muzikë komerciale siç bëjnë reperat shqiptarë.
Pyetur nga Dojna se cilin reper shqiptar do të zgjidhte të bashkëpunonte, G-Wizze është përgjigjur menjëherë duke thënë: “Me asnjërin”.