Arinda Gjoni ka mbaruar studimet për kanto dhe është e apasionuar përpos muzikës, edhe ndaj fotografisë e modelingut. Ajo ka lindur në Mirditë, në qytetin e Rrëshenit, në një familje artistësh. I ati i Arindës është pianist dhe profesor i muzikës, nga i cili ajo dhe ka marrë pasionin për muzikën.

Pjesën më të madhe të fëmijerisë së hershme e ka kaluar në Rrëshen. Më vonë ajo u zhvendos me familjen e saj në Tiranë. Arinda ka filluar të këndojë që në moshë të vogël. Performancën e saj të parë skenike e ka pasur në moshë 10-vjeçare në Pallatin e Kulturës në qytetin e saj të lindjes. Studimet e mesme i kreu ne Liceun Artistik të Tiranës për kanto. Ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Arteve po për kanto.

Së fundmi Arinda ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj artistike. Pas shumë hitesh të publikuara nga ajo, ishte pikërisht kënga e saj më e fundit e titulluar “Malli”, e cila e njohu atë më gjerësisht due hyrë kështu në familjen e madhe të artistëve në Top Awards. “Malli” e ka renditur Arinda Gjonin në vend të 100-të të klasifikimit të “the Top List”.