Anton Sinishtaj është një nga këngëtarët më të rinj të “The Top List”. Ai ka publikuar këngën e tij të parë, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin tonë. Por kush është ky artist?

Anton Sinishtaj ka lindur në Mal të Zi, Podgoricë dhe jeton në Tuz. Ai ka mbaruar fakultetin në Kotor, ku edhe jetoi për 4 vite, jo për muzikë, por turizëm. Anton filloi të merrej me muzikë që kur ishte ende i vogël në moshë. Prej moshës 8-vjeçare fitoi inspirim të shkruante tekste dhe në moshën 9-vjeçare filloi të këndonte në kor.

Në moshën 15- vjeçare bleu një kitarë, me të cilën filloi të kompozonte tekstet e tij. Me vëllezërit e tij krijuan një grup, GRUPI MARS, të cilët ishin aktiv në Mal të Zi për 10 vite dhe ishin grupi më i mirë në Tuz.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta të secilit anëtar, Anton vendosi që të niste karrierën si këngëtar solo. “Të Ëndërroj” me të cilën hyn për herë të parë në “The Top List”, është dhe kënga e tij e parë solo.