Ky vit ka ardhur fuqishëm sa i përket projekteve muzikore. Duket se shumë artistë janë ndjerë të frymëzuar, duke publikuar here pas here projekte të reja muzikore, brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Ndërkohë që jemi në muajin e 5-të të vitit dhe po i afrohemi stinës së verës, pjesa më e madhe e artistëve po përgatiten për të publikuar “bombën” e kësaj vere.

Si çdo stinë të verës, kemi patur jo një por disa këngë që janë shndërruar në shoqërueset më të mira të ditëve më të nxehta të verës, kështu që sigurisht këtë verë nuk mund të mungojnë këngë të tilla.

Por cili do të jetë artisti ose artistja që do të publikojë këngën që do të shndërrohet në hitin e verës 2018?!

Ndërkohë që vera duket se ka nisur më heret seç duhet në Shqipëri, deri tani videoklipet me femra të veshura me bikini në plazhet e bukura shqiptare, ende nuk janë publikuar, kështu që të gjithë na duhet të presim…