“Goca & Gra” nisi mbrëmjen e kaluar me episiodin e parë të këtij sezoni të ri. Emisioni erdhi me 5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni; për herë të parë në tryezën e diskutimeve Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar.

Ky program risjell pas shumë kohësh sërish Kleoniki Delijorgjin si pjesë të ekranit. Artiste, modele, psikoterapiste, sipërmarrëse. Shpesh e mistershme, herë provokuese, gjithmonë autentike. Beson tek karma dhe lidhja e fuqishme me natyrën. Me një qasje që sfidon normat tradicionale të shoqerisë shqiptare, Kleoniki tashmë pjesë e “Goca & Gra”.

“Goca & Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht, aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe. Çdo të shtunë, ora 21:00, në ekranin e Top Channel!