Këtë Pranverë duket se do i shohim të gjitha dhe nuk na habit më asgjë. Që nga fillimi i muajit që lamë pas, e deri më tani, kemi hasur një prurje të madhe projektesh të reja, disa javë më shumë e disa të tjera më pak.
Teksa javën e kaluar u njohëm me plot 10 hyrje të reja, këtë javë kemi vetëm 4 projekte të tilla që kanë hyrë në klasifikimin e javës. Megjithatë java në të cilën ndodhemi aktualisht, nuk është e para që ka patur kaq pak prurje.
Vetëm dy javë më parë jemi njohur vetëm me një këngë që u votua për në klasifikimin e ”The Top List”. Ndërsa deri më tani kemi pasur dy javë me nga 10 këngë të reja, që shënojnë dhe javët me më shumë hyrje të këtij viti.
Duket se surprizat nuk do të kenë të ndalur edhe në javët në vazhdim. Këtë nuk e themi më kot, por sepse një pjesë e mirë e artistëve janë duke finalizuar projektet e verës. Që deri tani parashikojmë se do të jetë shumë ’e zjarrtë’…