Dy këngëtarët e njohur, Enxhi Nasufi dhe Sardi Strugaj, ‘luftuan’ mbrëmë ‘kokë më kokë’ për kupën e artë të “Dancing With The Stars”.
Arnita e Eni dhe Fifi e Graciano arritën të shkojnë në finale, por jo të kapërcejnë raundin e fundit. Ndërkohë raundi i tretë i finales së madhe kishte vetëm një triumfues dhe ajo ishte Enxhi.
Pas përfundimit të spektaklit të madh të kërcimit, Sardi ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”. Ai ka publikuar një fotografi të këpucëve që ka mbajtur veshur për 13 javë në çdo performancë të tij.
Këto këpucë mbajta për 13 netë… 6 i kërceva me Erisa Govaçi që më njohu me dashurinë për kërcimin dhe 6 të tjera me Ensa Llaci që vazhdoi rrugën me përkushtimin më të madh me mua. Në natën e 13 ne kërcyem të tre bashkë dhe e kam shijuar si kurrë më parë! Falenderues ndaj çdo suporti, kritike, përkrahje dhe dashurie që treguat ngaj meje! JU DUA SHUMË. Kjo ishte aventura ime në DWTS, ka shkruar këngëtari i njohur në postimin e tij.