Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Yll Limani dhe Kidda, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor. “Inati”, është kënga më e re e dyshes, e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Projekti është pëlqyer menjëherë nga fansat e dy artistëve dhe ka bërë bujë që kur u paralajmërua prej tyre. “Inati” është një bashkëpunim energjik dhe emocional, i shoqëruar me një videoklip modern.

Kënga përshkruan një histori pasioni dhe zemërimi, ku dy personazhet e këngës përpiqen të kapërcejnë ndjenjat e kokëfortësisë dhe mallit. Teksti sjell një përzierje emocionesh të forta dhe një rrëfim të ndjerë mbi një lidhje që luhatet mes dashurisë dhe krenarisë.

Projekti i Kidda dhe Yll Limanit goditi direkt në shenjë. Një bashkim i këtyre dy artistëve ishte i sigurt që do të rezultonte një sukses i padiskutueshëm.