Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Ajo ka arritur që të bëjë për vete një audiencë goxha të madhe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Kida është shpesh aktive me projekte të reja muzikore por gjithashtu dhe me koncerte të shumta duke qenë gjithnjë pranë publikut. Së fundmi artistja ka sjellë këngën e saj më të fundit e cila është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë.
Kida ka publikuar “Leje”, një këngë me mjaft emocione, që i dedikohet ndarjeve në çift. Ky është një projekt që këngëtarja e kishte paralajmëruar prej pak kohësh dhe fansat e saj mezi e kanë pritur.
“Leje” është publikuar pak ditë më parë dhe sigurisht që është pëlqyer nga publiku. Megjithatë, kjo këngë nuk ka ardhur shumë ndryshe nga këngët e saj të kaluara.
Thuajse çdo këngë e saj vjen me të njëjtën linjë, edhe pse ky tashmë është stili i saj që e karakterizon. Por, do të na pëlqente që ta shihnim Kidën në një frymë tjetër dhe më ndryshe duke na surprizuar paksa…