Gjatë stinës së verës pjesa më e madhe e artistëve zgjedhin pikërisht këtë sezon për të publikuar projektet e tyre muzikore dhe  Kida është një ndër artistet që ka ndjekur këtë ritual.

Pas suksesit që korri dhe ende vazhdon të korrë me projektin muzikor “Anderr”, Kida erdhi në një bashkëpunim me artistin francez Hcue, “Don’t Say No More”.

Të dyja këto këngë kanë rezultuar tepër të suksesshme në tregun muzikor shqiptar dhe këtë e tregojnë më së mirë votat e publikut në topawards.top-channel.tv, duke bërë që këto projekte muzikore të jenë jo vetëm pjesë e “The Top List” por të renditen mjaft mirë në klasifikim.

Ndërkohë që ende po shijon suksesin e dy projekteve të mëparshme muzikore, Kida vetëm dy javë më parë erdhi më një prurje të re muzikore, e cila gjithashtu ka marrë vlerësime makimale nga publiku.

“Pe du” titullohet kënga më e re e artistes, e cila këtë javë ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në listën zyrtare të “Top Awards”, duke u ngjitur me plot 43 vende.

Ndërkohë që javën e shkuar pozicionohej në vendin e 49-të, falë votave të publikut këtë javë ajo renditet në vendin e 6-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifikimin e “The Top List”. Ndërsa këngët e tjeta të Kidës, “Anderr” dhe “Don’t Say No More” renditen përkatësisht në vendin e 12-të dhe 10-të.