Vitin e kaluar, në ceremoninë e ndarjes së çmimve të “Top Music Awards”, Kida shkëlqeu me performancën e saj, ku u vlerësua me cmimin “Artist to Watch”.
Por ky vit ka rezultuar akoma më i suksesshëm për këngëtaren, e cila ka ardhur me disa këngë “solo” dhe bashkëpunime, që janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Falë votave të fansave, Kida është pjesë e 5 këngëve më të pëlqyera në “The Top List”, me tre projekte muzikore, një arritje shumë e madhe kjo për artisten, duke qënë se lista përbëhet nga 100 këngë duke nisur nga kjo javë.
Bashkëpunimi i saj me Fero, “Harroj”, është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes, duke bërë që kjo këngë të pozicionohet në vendin e dytë, edhe pse ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e listës.
“Don’t Say No More”, një tjetër bashkëpunim i Kidës por kësaj radhe me një artist të huaj, HCUE, është një tjetër projekt i këngëtares së talentuar, që gjatë kësaj javë është votuar mjaft mirë nga publiku. Ndryshe nga java e kaluar, kjo këngë gjatë kësaj jave është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.
E bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” që prej 35 javësh, “Anderr” e Kidës vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga fansat. Kjo këngë, për këtë javë është ngjitur me 8 pozicione, duke u renditur në vendin e 5-të.