Kida ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri të titulluar “Mo jo” që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Ky projekt kishte dy të veçanta. E para është publikuar në ditën e ditëlindjes së Kidës dhe pasoi me albumin e saj të parë të karrierës artistike, “Orchide”, që mban dhe emrin e saj.

Sigurisht përveç këngës, që Kida nuk zhgënjen asnjëherë fansat, këngëtarja ka ardhur me një videoklip mjaft interesant. “Mo jo” na solli pak ndërmend një tjetër videoklip, atë të “What Goes Around…Comes Around” nga Justin Timberlake. E veshur e gjitha ekstravagante dhe me temina n9 ngjyë të artë, teksa këndon me mikrofonin përpara në një club.

Kida na mahniti ashtu si gjithmonë me look-un e saj dhe realizimin e videos së “Mo jo”. Me një stil shumë ‘burlesque’, Kida na la pa fjalë me këtë projekt. E duket se dhe fansat e kanë pëlqyer tejmase pasi e kanë pozicionuar këngëtaren në vend të 9-të të klasifikimit të “The Top List”.