Bashkëpunimet gjithmonë janë të suksesshme dhe asnjëherë nuk zhgënjejnë. Këtu me shumë siguri bëhet fjalë edhe për bashkëpunimin më të ri midis Kidës dhe Dafina Zeqirit, ku dy artistet kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt mjaft ritmik, pak ditë përpara se të mbarojë viti 2022. Dhe mesa duket vajzat nuk kanë gabuar me zgjedhjet e tyre.
Dafina Zeqiri dhe Kida janë dy nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e tyre kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite.
Dy artistet ishin një ndër to që kryesuan verën me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy këngëtaret na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku.
E duket se 6 muaj pas suksesit të “Luje belin” artistet kanë publikuar projektin e tri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, por mesa duket do të ketë më shumë sukses se bashkëpunimi i tyre i parë.
Ose të paktën kështu pritet duke parë dhe impaktin e deritanishëm nga audienca. ”Ai me mu so” renditet në vend të 100-të të ”The Top List” për këtë javë.