Kida padyshim që është një ndër artistet më të preferuara të publikut shqiptar. Më poshtë po ju prezantojmë me këngët e saj të cilat janë futur në klasifikimin e “The Top List” brenda një viti.

Ike

Që me publikimin e projektit “Ike” publiku e ka pritur mjaft mirë, qoftë si këngë, po ashtu edhe stilin me të cilën ajo erdhi. “Ike” e tregon këngëtaren ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim. Edhe pse Kida thuajse gjithmonë vjen shumë eksplozive, këtë herë ka ardhur më butë dhe me stil më melankolik.

Dinero

Kida ka sjellë me këtë këngë një stil më ndryshe të sajin, nga sa e kemi parë shumicën e kohës. Ky stil i ri i këngëtares është kritikuar shumë nga fansat dhe shumica e tyre janë treguar skeptikë. Megjithatë, pavarësisht skepticizmit apo komenteve negative, “Dinero” ja ka dalë të qendrojë në klasifikim.

Dale

“Dale” ishte padyshim projekti hit i kësaj vere. Bashkëpunimi mes Butrint Imerit, Kidës dhe Ledrit është edhe sot ndër më të preferuar e publikut dhe jo më kot.

Lila

Bashkëpunimi i Kidës me Samra, “Lila” ishte goxha i arrirë. Pavarësisht se Samra është në personazh i njohur në Gjermani, për publikun shqiptar, kjo është hera e parë që ai i prezantohet tregut shqiptar. Kënga është realizuar me videoklip fantastik, xhirimet e të cilit janë bërë në Dubai.

Drunk

Teksti i këngës flet me një person që është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë. Një person që ka kërkuar të ketë një Kim Kardashian për të patur vëmendjen por tashmë nuk ka asgjë.