Edhe pse jo aq aktive me projekte të reja muzikore, Arinda Gjoni mbetet një nga artistet më të talentuara të tregut. Ditën e sotme Arinda feston ditëlindjen e saj.
Të shumta kanë qenë urimet që ajo ka marrë nga miqtë, kolegët dhe dashamirësit e saj. Po ashtu Top Awards i dërgon Arindës urimet më të përzemërta.
Nga ana tjetër, sa i përket projekteve muzikore, artistja ka sjellë këngën e saj të fundit gjatë verës. Kujtojmë se e ftuar më herët në Top Albania Radio, sa i përket “Shah Mat”, projektit më të fundit që ka publikuar, Arinda u shpreh:
Jam e lumtur që është përqafuar nga të rinjtë sepse ndjehet që rinia luan me këto ritme. Kjo këngë ka ardhur spontanisht, nuk e kisha programuar. Shkova në Maldive për pushime dhe u frymëzova nga ai vend saqë doja një projekt aty. Kisha disa demo, por një mik i imi ma sugjeroi dhe sapo e dëgjova atë material, u dashurova, më dha atë ndjesinë tropikale. E bëra klipin me demo dhe kur kam ardhur në Shqipëri e regjistrova. Këngët e mia nuk kanë të bëjnë me jetën time. Edhe sikur të jem e lënduar, nuk i jam vëmendje dhimbjes, nuk bëj këngë për këtë gjë. Dua këngë me energji të mirë, me adrenalinë të mirë. Nuk dua t’i jap peshë mërzisë… Jam e lumtur në jetën time sepse punoj me veten, nuk e lejoj veten që të bie. Edhe sikur të kem diçka buzëqesh, lëviz, ndoshta nuk jam aq e lumtur sa dukem, por mundohem ta heq veten nga çdo mërzi.