Vetëm pak muaj më parë, këngëtari i njohur korçar Klajdi Haruni zbuloi se do të bëhej baba për herë të parë. Së fundmi, Klajdi dhe Orgesa, partnerja e tij, janë bërë prindër dhe këtë lajm të bukur këngëtari e ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë në rrjetin e tij social Instagram.
Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Hea. Në një foto emocionuese teksa çifti kap dorën e vogëlushes, Klajdi shkruan: “Bekim jete” dhe më poshtë zbulon datën e lindjes dhe emrin e veçantë të vogëlushes.
Vogëlushja ka lindur më 10 tetor, por këngëtari vetëm sot ka vendosur të ndajë lajmin me fansat e tij. Me anë të imazhit familjar, Klajdi ka zbuluar emrin e veçantë të vogëlushes, e cila quhet Hea, që do të thotë mirësi.