Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Besojmë se të gjithë jeni kurioz për të ditur se kush do të jenë protagonistët e këtij edicioni. Tanimë ka ardhur koha të zbulojmë zyrtarisht konkurrentin e dytë që do të jetë pjesë e këtij show televiziv. Bëhet fjalë për këngëtaren dhe moderatoren e njohur Enxhi Nasufi. Prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up”, programi i mëngjesit në Top Channel dhe Top Albania Radio, me Blendi Salaj dhe Neada Muçaj.

Enxhi do kërcejë me Silvin, i cili ka nisur të merret me balet që në moshën 4-vjeçare. Dashuria për muzikën do t’i bashkojë në arenën e Dancing With The Stars. Kujtojmë se dyshimet se Enxhi do ishte pjesë e DWTS, qarkullojnë prej disa ditësh, teksa një video e një vajze me tatuazh në faqen zyrtare të DWTS, nxiti dyshimet. Jo vetëm kaq, teksa vetë bukuroshja komentoi rreth videos së shumëpërfolur në “Wake Up”. Ajo u shpreh si më poshtë.

Blendi – Ishte njëra që kishte një tatuazh si tëndin…

Enxhi – Do ma ketë kopjuar…

https://www.instagram.com/reel/CxLlxo0ro-r/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==