Ashtu siç kishte paralajmëruar, kjo verë do të jetë ’zjarr’ për Yll Limanin. Artisti po sigurohet që të sjellë herë pas here projekte të reja për publikun, e vërtet që nuk paska të ndalur.

Kanë kaluar vetëm 2 javë që nga publikimi i këngës së tij të fundit, që është një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri, i cili titullohet “Kaje”. E duket se për këtë verë Ylli do të sjellë disa projekte muzikore, pasi tashmë ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës së rradhës.

Këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve, ku na ka zbuluar edhe disa rreshta nga teksti i këngës. Mesa kuptuam, kjo këngë qenka e sigurtë që do të shkrijë dhe zemrën më të akullt…