I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ka qenë Kastro Zizo. Artisti i njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij, projektet e reja që ai do të sjellë dhe gjithashtu është ndalur te jeta personale.
Artisti së fundmi ka publikuar edhe projektin e tij më të ri, i cili titullohet “Fantazma e stolit” që gjithashtu është edhe pjesë e “The Top List”.
A mund të themi se ngjason kjo këngë me një serenatë?
Ka një lloj, po. Ne e kemi identifikuar këtë tonalitet apo mënyrë rrahje ritmi tek serenata, por në fakt muzika që është bërë në Korçë është një muzikë mesdhetare që ka nota greke, franceze, italiane por sigurisht edhe nota sllave. Kështu që unë kam ngelur tek mesdhetarja.
Për realizimin e kësaj kënge ai u shpreh se:
Kjo ishte një këngë, e cila mua më erdhi thjesht një mëngjes siç prodhoj të gjitha materialet e mia muzikore që nuk kërkojnë ditë, orë dhe vite për t’u krijuar. Kur të vjen materializoje, është mendimi që krijon fjalën, fjalët më pas krijojnë fjalinë dhe fjalitë hapin procese fizike të këtij që ne e quajmë realitet dhe unë këtë bëj brenda kompjuterit dhe gjësë sime.
Më pas me Arbrin në telefon, shkoj në studio e regjistroj dhe ashtu rastësisht i bie Dori producenti të madh këtu që bën një festival dhe në fakt kjo kënga ishte nisur për te ky kompeticioni. Unë mendoj që përplasjet e egove janë të natyrshme dhe normale. Ndoshta shpeshherë kanë sjellë edhe progres, siç kanë shkaktuar edhe shumë luftra.
Ndër të tjera shtoi se:
Mendoj se kjo këngë ishte shkruar për të mos qenë te ky festivali. Unë besoj shumë në energji. Ishte një gjë teknike. Unë mendoj se secili ka të drejtën e vet në shtëpinë e tij.
A i vjen keq që kënga nuk shkoi në kompeticion?
Do të kishte marrë përmasa më të mëdha sepse përqendrohet vëmendja. Po jemi tek përplasjet e egove, pas këtij episodi unë nxora telefonin e vura para kompjuterit, xhirova 2 dubla me telefon dhe e plasa në montazh dhe e nxora. Doja që të tregoja që unë si ky materiali bëj 100 në ditë.