Na kishte munguar! Kastro Zizo rikthehet në “The Top List” e këtë herë me një bashkëpunim.
Kastro Zizo, Denny Njeto dhe Tironci bashkojnë forcat në “I penduari i fatit”. Një rrëfim reflektues mbi jetën, fatin dhe zgjedhjet që shpesh i kuptojmë vetëm pasi i kemi bërë.
Ky bashkëpunim rikthen në listë pas një kohe të gjatë dhe Denny Njeto dhe Tironcin. Një këngë shumë e thellë dhe aktuale, ndryshe nga sa na ndodh të shohim rëndom.
“Për të gjithë ata që luftojnë me demonët e tyre të brendshëm, por që nuk dorëzohen kurrë!” Kështu e kanë përshkruar ata këtë këngë dhe jemi të sigurtë që shumë do e gjejnë veten.