Së fundmi, Kastro Zizo është nderuar me Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams. Çmimi inkurajon ekselencë në krijimet artistike, nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe vlerëson artistë të shquar dhe liderë të komunitetit që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në jetë, në zhvillim të komunitetit dhe shoqërisë.

Ky çmim iu dha Kastro Zizos për arritjen e tij të jashtëzakonshme në art në karrierën e tij profesionale në muzikë dhe TV për mbi 25 vite. Në certifikatën e vlerësimit shkruhet:

Çertifikata e Njohjes së Qytetit të New York iu dorëzua Klevis Begës për arritjet tuaja si këngëtar, kantautor dhe aktor i njohur profesionalisht si Kastro Zizo. Ju keni angazhuar dhe frymëzuar njerëz në Shqipëri, vendin tuaj të lindjes, diasporën e saj dhe më gjerë. Me shumë kënaqësi i bashkohem Klubit Rrënjët Shqiptare të Kolegjit St. Francis në Bruklin për të duartrokitur punën tuaj si një artist i talentuar dhe kontributet tuaja për komunitetin shqiptaro-amerikan të qytetit të New York. Së bashku ju urojmë suksese të vazhdueshme ndërsa bashkohemi me #GETSTUFDONE dhe krijojmë një të ardhme më të ndritshme, më harmonike dhe më të begatë për të gjithë.

Çmimi nga zyra e Bashkisë së Nju Jorkut, vjen pas një çmimi tjetër historik për Kastron ku vlerësohet nga Kongresi Amerikan në dhjetor 2022 dhe emërohet “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet e tij artistike dhe për kontributin e shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”. Nëpërmjet artit dhe organizatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!” ai ka promovuar mbrojtjen e lirisë dhe shprehjen artistike duke transformuar historinë e artit.