Seven Saraqi, këngëtar dhe autor këngësh mjaft i njohur është djali i dy këngëtarëve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraqi dhe Vera Orucaj. Seveni është shumë i talentuar në muzikë dhe tregon se prindërit e tij e ndihmojnë me ide dhe i kanë trashëguar atij talentin. Seven Saraqi lindi në Mitrovicë dhe ka jetuar deri në moshën 5-vjeçare.

Prindërit e tij shkuan në Shtetet e Bashkuara për një turne dhe ndërkohë filloi lufta në Kosovë dhe që atëherë, familja e tij krijoi një jetë në SHBA. Që në moshë të vogël kishte pasion muzikën dhe kur ishte 9 vjeç, zuri vendin e parë në një turne që u mbajt në Amerikë për piano. Ai filloi të merrej profesionalisht me muzikë në vitin 2011, kur publikoi “Mos Shko”. Po në të njëjtin vit publikoi “Secret Love”.

Në qershor 2012, Seven merr pjesë në ‘VFM 2012’ me këngën “She Got Me”, në bashkëpunim me Vig Poppa, me të cilën merr pjesë në ‘Netët e Klipit Shqiptar 11’ . Në tetor 2013, Seven Saraqi merr pjesë në ‘Zhurma Show 2013’ me këngën “Work”. Në qershor 2014, Seven Saraqi merr pjesë në ‘SVFM 2014’ me këngën “S’ka Dashni” dhe po ashtu në ‘Zhurma Show 2014’.

Në 2014, Seven publikon videoklipin “Hajde Ma Ngat”. Muzika e këngës u punua nga Seven Saraqi, Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, ndërsa për orkestrimin u kujdes Stash. Videoklipi u prodhua nga Max Production. 1 vit më vonë ai publikon “Lej Foret”.

Në 2015, Seven Saraqi & Avi Shahani publikojnë videoklipin “Take Me Away”. Në po të njëjtin vit publikon videoklipin “Si Me Kom Zezake”. Në vitin 2016 ai publikon “Çdo Ditë”. Më datë 15 Tetor 2016, Seven Saraqi & Tonic publikojnë videoklipin “Shtinja Flaken / Edhe Njo”. Më datë 29 Janar 2017, Seven Saraqi publikon videoklipin “Ani Nasht”. Më datë 28 Maj 2017, Lionaire publikon videoklipin “Right Now”, në bashkëpunim me Seven Saraqi.

Më datë 26 Korrik 2017, Seven Saraqi publikon videoklipin “Molotov”. Më datë 14 Prill 2018, Seven publikon videoklipin “Pa Ty”, në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Më datë 28 Maj 2018, Melinda Ademi publikon videoklipin “Lulija”, në bashkëpunim me Seven.

Më datë 2 Korrik 2018, Seven publikon videoklipin “Ku Je”. Më datë 12 Tetor 2018, Seven publikon videoklipin “Maria”, në bashkëpunim me Tuna. Muzika e këngës dhe teksti u punuan nga Seven, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Më datë 28 Nëntor 2018, Seven Saraqi & Don Phenom publikojnë videoklipin “Ti Po Rren” dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës bashkë me Don Phenom. Në Maj 2019, Melinda Ademi merr pjesë në ‘Netët E Klipit Shqiptar 2019’ me këngën “Lulija”, në bashkëpunim me Seven. Më datë 27 Maj 2020, Seven publikon videoklipin “I Like”. Më datë 8 Shtator 2020, Seven publikon videoklipin “City Of Angels”. Në mars të 2022 Seven lançoi “Outside”, e cila në javën e parë të publikimit u rendit në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”.