Kanita rikthehet me një surprizë muzikore, duke sjellë këngën “Fustani” në një version të ri, më modern dhe me një tjetër energji! Një ripunim që i jep këngës një frymë bashkëkohore, duke ruajtur thelbin e saj, por duke e veshur me një identitet të freskët muzikor.
“Fustani” vjen me një atmosferë më dinamike, një ndjesi moderne dhe atë dozën e duhur të elegancës që e bën projektin të ketë karakterin e vet. Ky ripunim nuk është thjesht një rikthim i një kënge në një formë tjetër, por një mënyrë për t’i dhënë asaj një jetë të re, duke e afruar me shijet dhe trendet muzikore të momentit.
Kanita vazhdon të eksperimentojë me identitetin e saj artistik, ndërsa “Fustani” vjen si një tjetër dëshmi e dëshirës për të sjellë diçka ndryshe.
Një këngë, një version i ri dhe një vibe që premton të tërheqë vëmendjen! A do të jetë “Fustani” hiti i radhës? Koha do ta tregojë!