Kanë kaluar thuajse tre muaj që nga publikimi i fundit i Kidës, “Moti”, e cila vazhdon të pozicionohet mjaft mirë në listë, edhe pse ka disa kohë që është bërë pjesë e klasifikimit.

Pavarësisht se fansat janë në pritje të një kënge të re nga Kida, ata ende vazhdojnë të votojnë dhe të dëgjojnë artisten e tyre të preferuar me këngët e mëparëshme, të cilat ende janë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që Kida gjendet me 6 këngë në total në klasifikim, gjatë kësaj jave vëmendjen e ka marrë një prej këngëve të saj, e cila ka më shumë se një vit që është publikuar dhe bëhet fjale për “Ka je”. Ky projekt muzikor ëshë ngjitur me 23 pozicione nga java e kaluar, duke u shpallur kënga me më shumë ngjitje e javës.

Kjo është java e 65-të e “Ka je” në listë por pavarësisht kësaj, votat e publikut e kanë renditur atë në vendin ae 42-të.

5 këngët e tjera të Kidës që gjendet në klasifikim janë: “Moti”, “Tela”, “Deja Vu”, “Malli dhe “Bileta”, të cilat pozicionohen përkatësisht në vendin e 13-të, 21-të, 26-të, 28-të dhe 38-të.