Ndoshta për brezin e ri TNT mund të mos jetë shumë i dëgjuar por një gjë është e sigurtë, shumica prej tyre i dinë përmendësh tekstet e këngëve të këtij grupi.
Grupi TNT është një ndër grupet e para në Kosovë, i cili ka nisur të bëjë muzikë që prej vitit 1974. Ky grup është i njohur për disa hite muzikore, të cilat ende këndohen nga publiku i gjërë shqiptar.
“Moj biondine”, “200 dite”, “E mallkoj ate dite” janë disa prej këngëve më të famshme të këtij grupi, të interpretuara nga vokalisti i grupit, Ferki Shala. Pas largimit të këtij artisti si vokalist, vendin e tij e zuri Gentian Gojani.
Edhe pse i krijuar shumë kohë më parë, grupi legjendar është rikthyer sërish në treg me një tjetër vokalist dhe bëhet fjalë për Bekim Hallaqi ose ndryshe Belle.
Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e TNT ka ardhur në qendër të vëmendjes dhe kjo falë ripërpunimit që Capital T ka vendosur t’i bëj këngës “200 ditë”. Sugjerimet e shumta nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet në klasifikim që në javën e a parë të publikimit, duke zënë vendin e 78-të.
Biografinë e çdo artisti apo grupi muzikor mund ta gjeni shumë lehtë, duke klikuar në kategorinë “Artiste”.