Pas disa javësh mungesë në ”The Top List”, Njomza rikthehet sërish në klasifikim me projektin e saj të fundit. Kënga e re mban titullin ”Emotional” dhe e ka renditur artisten në vend të 52-të për këtë javë.

Në këtë projekt Njomza duket sikur shpreh emocionet e saj më të thella me një tekst mjaft të ndjerë. Lidhur me këtë këngë të re, Njomza u shpreh përmes një komunikate për shtyp se eksperimentimi me muzikë është ajo për të cilën jeton.

“Emotional” më lejon të shpreh veten mbi prodhimin e zhanrit. Muzika e kërcimit ka mbajtur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe më ka frymëzuar për aq kohë sa mbaj mend. Kjo është si një prezantim për veten time për të hyrë në atë hapësirë.

Artistja nëpërmjet ”Emotional” ka sjellë një himn krejt të ri të dashurisë për veten, një udhëtim për të vënë veten në vend të parë dhe për të eliminuar atë që nuk të shërben më. Me zërin e saj të ëmbël dhe tekstet kuptimplotë, Njomza arriti të na mahnisë sërish.