Këngëtarja Kejsi Tola, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, përtej projekteve muzikore foli edhe për jetën e saj personale. Artistja është komentuar shpesh për një lidhje romantike me Flori Mumajesin, edhe pse thotë që është përpjekur që të mos flasë për jetën e saj private, lidhje të cilën e ka mohuar.

Nuk kam dashur që jeta ime personale të përfshihet, nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim me mashkull tjetër, ka bërë këngën Flori, ishim në “Këngën Magjike” dhe u krijua kjo zhurma. Unë nuk kam zgjedhur asnjëherë t’i bëj lidhjet e mija publike. Ia kam dalë t’i mbaj private.

Kejsi tregon se momentalisht është single, pa një partner në krahët e saj, ndërsa premton se nëse do të ketë një lidhje do t’ia bëjë të ditur ndjekësve të saj.

Ka qenë një periudhë në fillimet e karrierës që mërzitesha për lajmet që dilnin, kohët e fundit portalet nuk më kanë sulmuar kaq shumë, sepse i kam mbajtur për vete. Jam akoma single. Jam vërtet single.

Në hitet e verës do të jenë padyshim edhe projektet muzikore të Kejsi Tolës, sepse artisja tregoi se së shpejti do të publikohen disa këngë të reja.