Era Istrefi rikthehet plot freski dhe vibe energjik. Jo një, por dy këngë të reja në një projekt të vetëm vijnë nga ajo në klasifikimin e javës në “The Top List”.
“Ama Do Love x Hajde” është një bashkim kreativ i dy botëve muzikore në një projekt të vetëm. Projekti është i ndarë në dy pjesë muzikore, që megjithatë ndërthuren në mënyrë organike për të krijuar një rrëfim të plotë emocional dhe energjik.
“Ama Do Love” vjen me një ndjesi më të thellë, sensuale dhe melodike. “Hajde”, në anën tjetër, është një shpërthim energjie.
Ndërthurja e këtyre dy këngëve krijon një dinamikë të rrallë, që e mban dëgjuesin të përfshirë nga sekonda e parë deri në fund. Është një përvojë që jo thjesht dëgjohet, por edhe ndihet.