Përveç muzikës, këngët përçojnë gjithashtu mesazhe përmes teksteve të tyre. Ndërkohë që shumica e tyre flasin për dashurinë, kjo javë në klasifikimin e “The Top List” ka patur disa hyrje të reja muzikore, të cilat promovojnë seksin pa dashuri.
Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është bashkëpunimi i Era Istrefit dhe French Montana-s, “No I Love Yous”, një këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, duke zënë vendin e 5-të.
Teksti i kësaj këngë promovon seksin pa dashuri, ku në dy prej fjalive të tekstit thuhet “Find love, don’t do it (Të gjesh dashurinë, mos e bëj atë)” “Don’t Want No Love” (Nuk dua të dashurohem)”.
Cozman dhe projekti i tij më i ri muzikor “Ni nat” është një tjerër hyrje e re në ‘The Top List”, i cili falë sugjerimeve të publikut, ka mundur të renditet në vendin e 41-të. “Zemrën ta fali vetëm për një natë” është një ndër fjalitë e këngës së “Ni nat”, duke mbështetur kështu sekin pa dashuri.
Nga ana tjetër Kelly ka vendosur që prurjen e tij më të re ta titullojë pikërisht, “One Night Stand”. E publikuar në fund të muajit shtator, kjo këngë është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, gjatë kësaj jave, duke u pozicionuar në vendin e 45-të.
Ndërkohë që këto projekte janë dëgjuar dhe votuar nga publiku, cili është mendimi i tij për teksteve të këtyre këngëve, të cilat prmovojnë seksin pa dashuri, atë të qëndrimit vetëm një natë?!
Nga një sondazh i kryer në llogarinë e Instagramit të Top Awards, ku është shtruar pyetja nëse publiku mbështet seksin pa dashuri, rezultati ka qënë se vetëm 37% janë dakort ndërsa 63% nuk mbështesin lidhjet “One Night Stand”.