Pas 502 javësh klasifikim, numri i artistëve, të cilët kanë qenë të paktën një herë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, ka shkuar në 562. Bëhet fjalë për artistë të rinj por edhe ata me shumë vite eksperiencë në muzikë, nga brenda dhe jashtë kufijve territorialë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Artistë” është një ndër kategoritë më të veçanta që faqja zyrtare e “Top Awards” ofron. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për jetën artistike të artistëve tuaj të preferuar, cilat kanë qënë fillimet e tyre në muzikë, mjafton te klikoni këtu.

Nëse do të bëjmë një analizë të kategorisë artistë, a jeni kuriozë të dini se me cilën shkronjë ka më shumë artistë në Top Awards?

Nëse e kishit pyetur veten ndonjëherë se cili inicial i bën bashkë më shumë artistë, është A-ja. Plot 79 artistë të listës u fillon emri me shkronjën A.

Shkronja të tjera më të përdorshme që emrat e artistëve shqiptarë fillojnë, janë D, E, apo S. 46 artistë u fillon emri me shkronjën E, 45 me S, 43 me D. Më pas vijnë ata artistë që u fillon emri me M që janë 39 persona, me B 38 persona, 33 me K, 31 me L dhe R, 27 me G dhe 22 me N.

Shkronjat më pak të përdorëshme janë C, Ç dhe U me nga dy artistë. Ndërsa shkronja me më pak artistë, është Q, me vetëm 1 artiste.